Aktualitet

VIDEO/ Qarkullonte i armatosur në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 39-vjeri me iniciale, Q.B., banues në Durrës, u arrestua në flagrancë dhe nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në automjet, E. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

21 Janar 2026, 09:21 Nga D.S
 

KAVAJË- Një 39-vjeçar ka rënë pranga pasi, qarkullonte  i armatosur me armë zjarri, pistoletë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 39-vjeri me iniciale, Q.B., banues në Durrës, u arrestua në flagrancë dhe nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në automjet, E. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Uniformat blu sekuestruan 1 armë zjarri, pistoletë, e fshehur në një ndarje të posaçme, sirtar ndërmjet dy sediljeve të automjetit, si dhe municion luftarak. Mësohet se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"

NJOFTIMI I POLICISË:

"Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 39-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri (pistoletë), e fshehur në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit, si dhe municion luftarak. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drawer”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 1, Kavajë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin që dyshohej se drejtohej nga një shtetas i armatosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim krimi”./Dosja.al 

qarkullonte i armatosur ne kavaje durres kavaje arrestohet

Sondazh

Poll