Politike

Protesta e Lëvizjes Bashkë para Kuvendit/ Qorri: Shqipëria nuk mund të presë delta force që të shpëtojë

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qorri deklaroi se ky tubim është organizuar në kuadër të korrupsion dhe përkeqësimin të kushteve ekonomike në vend.

19 Janar 2026, 18:30 Nga E.d
Protesta e Lëvizjes Bashkë para Kuvendit/ Qorri: Shqipëria nuk
Foto ilustruse

TIRANË- “Lëvizja Bashkë” ka zhvilluar sot, protestën e saj të tretë përpara Kuvendit. Në këtë protestë morën pjesë shumë qytetarë, të cilin mbanin në duar parulla me shkrimin “Dorëzoni Belindën”. Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qorri deklaroi se ky tubim është organizuar në kuadër të korrupsion dhe përkeqësimin të kushteve ekonomike në vend.

Gjatë fjalës së tij, Qorri u shpreh se Shqipëria nuk mund të presë delta force që ta shpëtojnë. Ai tha se duhet të jenë qytetarët, ata të cilët duhet t'i përzënë të korruptuarit. Qorri tha se duke u bashkuar të gjithë, vendi i hap rrugën ndërtimit të një shteti të drejtë, demokratik, social, që i mundëson qytetarëve të tij të jetojnë me dinjitet.

“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend, ku personat me aftësi ndryshe, nuk marrin lëmoshë 10 mijë lekë nga shteti, por integrohen tërësisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit? A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku nuk duhet 100-150 vite jetë ku të paguhej kredia për shtëpinë?

A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku lulëzon e zhvillohet sporti, shkenca, arti, filozofia, ku demokracia nuk është pallavër, por realitet konkret që ndërtohet përditë nga qytetarë aktivë nga vendi ynë? Përfytyrimi ynë është i rrezikshëm për ata që kanë pushtetin politik dhe monopolet ekonomike. Ata e dinë më mirë se ne, se përfytyrimi ynë është realiteti i nesërm.

Ky përfytyrim mund të bëhet realitet, jo me sytë nga qielli, jo duke ëndërruar delta force që do na shpëtojnë si vend, por duke pasur më shumë besim te njëri-tjetri, duke u bashkuar të gjithë si një grusht, për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja dhe për t’i hapur shtegun ndërtimit të një shteti të drejtë, demokratik, social, që i mundëson qytetarëve të vet të jetojnë me dinjitet” u shpreh Qori./Dosja.al

Sondazh

Poll