19 Janar 2026, 19:08
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat tha gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës të vendosur para Kryeministrisë, se dokumenti i Kongresit të SHBA është historik. Kjo, pasi aty pasqyrohen të gjithë ato për të cilat janë bërë protestat, dhe për të cilat do të protestohet me 24 janar.
Ai tha se ky dokument denoncon me forcën më të madhe arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit dhe të Brukselit kundër kësaj situate. Kryedemokrati tha se dokumenti e quan eksplozive, shpërthyese, AKSHI-n e Edi Ramës.
Sali Berisha: Këtë javë, në tempullin e demokracisë, komisionin e jashtëm të kongresit të SHBA, u miratua një dokument themelor, në të cilin pasqyrohen të gjithë ato për të cilat ju protestuat, dhe për të cilat do të protestoni me 24 janar. Në këtë dokument nxin për faqen e zezë të tij Edi Rama dhe Lubi Balluku, që po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Protesta dhe vetëm protesta është rruga e mbrojtjes së tyre. Por dokumenti, historik do ta quaja unë dhe është i tillë, e quan eksplozive, shpërthyese, AKSHI-n e Edi Ramës dhe të Lindave të tij.
Dokumenti i miqve tanë shkruan se ajo çka flitet për AKSHI-n, dhe çka del, është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për SHBA, edhe për NATO-n. Ky dokument denoncon me forcën më të madhe arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit dhe të Brukselit kundër kësaj situate. Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi. Ndaj dhe duhet të frymëzohemi. Duhet të bëjmë përpjekjet më të jashtëzakonshme që me 24 janar, bota të mësojë fuqinë tonë, guximin tonë, vendosmërinë tonë./Dosja.al
sali berisha foltore protesta
Politike
19 Janar 2026, 19:03
E. D
Edward P. Joseph
SHBA- Kongresmenët amerikanë i kanë drejtuar disa pyetje ekspertit amerikan, Edward P. Joseph. Pyetjet vijnë, disa jav...
Politike
19 Janar 2026, 18:59
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se shqiptarët po e presin me padurim protestën e 24 janarit....
Politike
19 Janar 2026, 18:49
E. D
Edward P. Joseph
SHBA- Kongresmenët amerikanë kanë depozituar disa pyetje për ekspertin amerikan, profesorin e njohur, Edward P. J...
Politike
19 Janar 2026, 17:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Foltorja e opozitës ka nisur para ambienteve të Kryeministrisë. Në kuadër të kësaj shum...
Politike
19 Janar 2026, 17:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ftesta e presidentit Trump, ndaj Ramës për t'ju ba...
Politike
19 Janar 2026, 17:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu drejtua opozitës duke i thënë se nëse deri j...
Politike
19 Janar 2026, 17:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Seanca e parë parlamentare për vitin 2026 është mbyllur, pas 30 minutash nga nisja e saj. Ajo ësht&eum...
Politike
19 Janar 2026, 17:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se prania e zv/kryeministres Beli...
Politike
19 Janar 2026, 17:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz n&...
Politike
19 Janar 2026, 17:27
E. D
Niko Peleshi
TIRANË Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mbajtur e tij në fillim të sesionit të ri parlamentar, ku deklaroi s...