Sport

Teuta e kthen në festë në shtëpi, fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë

16 Shkurt 2020, 18:11 Nga DOSJA
Teuta e kthen në festë në shtëpi, fiton me përmbysje

Teuta sot fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Vllaznisë. Ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar, por në fund festuan durrsakët. Kuqeblutë shënuan të parët në “Niko Dovana” me Gurishtën pas vetëm 6 minutash lojë, por Teuta përmbysi rezultatin që në pjesën e parë.

11 minuta më vonë, Hoxha shënoi  golin e parë për Teutën. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Todorovski përmbysi gjithçka pas një gabimi të portierit mik.

Pjesa e dytë filloi vrullshëm, derisa Vila shënoi golin e tretë për Teutën, që praktikisht mbylli dhe takimin. Edhe në këtë rast fajin më të madh e kishte portieri i Vllaznisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport durres teuta vllaznia durres teuta vllaznia

Sondazh

Poll