Sport

VIDEO/ ‘Alo, jam Rey Manaj!’ Sulmuesi i përgjigjet drejtuesve të Barcelonës me gol

16 Shkurt 2020, 16:53 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Alo, jam Rey Manaj!’ Sulmuesi i përgjigjet drejtuesve

SPANJË- Rey Manaj nuk arriti të debutojë me skuadrën e parë të Barcelonës në “Kamp Nou”, por vetëm 24 orë më vonë zbriti në fushë me Barcelona B, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.


Sulmuesi i kombëtares shqiptare tregoi se përse ka bindur edhe Kike Setien për ta grumbulluar me ekipin e parë. Manaj ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 2:1 me përmbysje në fushën e Levante B. Vendasit ishin në epërsi, ndërsa sulmuesi shqiptar barazoi shifrat në minutën e 29-të.

Vetëm tre minuta më pas, ai goditi traversën, ndërsa në topin e kthyer Saverio e shndërroi në gol, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Barcelona B.  Për Rey Manaj ishte ky goli i dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara me skuadrën B të Barcelonës.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona b rei manaj barcelona b rei manaj

Sondazh

Poll