Sport

Juventusi bën detyrën, Dybala magjinë; Chiellini sjell fat kundër Brescias

16 Shkurt 2020, 16:18 Nga DOSJA
Juventusi bën detyrën, Dybala magjinë; Chiellini sjell fat

Juventusi sot mori fitoren e radhës ndaj Brescias me rezultatin 2-0. Dy golat e bardhezinjve u shënuan nga Dybala dhe Cuadrado.

Me Ronaldon pushim, 30 minutat e para nuk ishin aspak pozitive për “Zonjën e vjetër”. Nevojitej një pakujdesi e Aye për të vënë nën presion bardhezinjtë dhe për t’i afruar drejt portës kundërshtare. Vlen të përmendet rikthimi i veteranit Chiellini me skuadrën torineze.

Dy kartonë të verdhë në 4 minuta dhe i kuq ishin shkëndija e mjaftueshme për trekuartistin Dybala, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë u pa një dominim total i Juventusit. Dybala për pak sa nuk shënoi golin e dytë personal, ashtu si edhe Higuain. Cuadrado në fund gjeti golin e dytë pas një kombinimi të përkryer me mesfushorin Matuidi, i cili pasoi me thembër.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brescia chiellini juventus brescia chiellini juventus

Sondazh

Poll