Sport

VIDEO/ Nuk ndalen tifozët, sërish thirrje ‘Rama ik’ në “Air Albania”

16 Shkurt 2020, 16:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Nuk ndalen tifozët, sërish thirrje ‘Rama ik’

TIRANË-  Thirrjet “Rama ik” në stadiumet shqiptare tashmë janë një trend dhe në shumë ndeshje tifozët bërtasin kundër Kryeministrit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në ndeshjen ndërkombëtare mes ekipeve të femrave  ku janë lëshuar thirrjet ‘Rama ik’.

Në stadiumin “Air Albania” femrat e Shqipërisë kanë lujtuar kundër Malit të zi, por dhe pse stadiumi nuk ishte i mbushur nga shumë tifozë, sërish ka pasur incidente.

Shkallët e stadiumit ishin mbushur nga të rinj dhe të reja, të cilët në një moment kanë thirrur ‘Rama ik’. Po ashtu dhe në një ndeshje tjetër të kombëtares kuqezi për femra ka pasur  thirrje kundër Kryeministrit.

Koret në stadium “Rama ik” kanë disa muaj që kanë nisur dhe kanë qenë prezente dhe në ndeshjet zyrtare të kombëtares Shqiptare. Po ashtu “Rama ik” janë dëgjuar dhe në ndeshjet e Kategorisë Superiore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rama ik rama ik në stadium tifozët kundër ramës rama ik rama ik në stadium tifozët kundër ramës

Sondazh

Poll