Sport

Bayern fiton me goleadë, Lewandowski vendos një rekord fantastik në Europë!

16 Shkurt 2020, 16:28 Nga DOSJA
Bayern fiton me goleadë, Lewandowski vendos një rekord fantastik

Bayern është me fat që ka një lojtar si Robert Lewandowski. Polaku sot shënoi golin e 40-të sezonal (me klubin dhe kombëtaren), i pari në 5 ligat kryesore europiane që e arrin këtë.

Skuadra bavareze fitoi 4-1 ndaj Koln në “RheinEnergie Stadion”, duke ruajtur kreun e klasifikimit në Bundesligë. Lewandowski shënoi i pari pas 3 minutash lojë, ndjekur nga Coman dy minuta pas tij.

Gnabry vendosi copëzën e tij në tortën e goleadës, duke shënuar në minutën e 12-të. Tifozët u shtangën plotësisht, sepse ndeshja praktikisht u mbyll që në nisje. Në pjesën e dytë, Gnabry shënoi edhe golin e dytë personal, ndërsa golin e nderit për vendësit e shënoi Uth.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga koln lewandowski bayern bundesliga koln lewandowski

Sondazh

Poll