Sport

Shqipëria, e artë dhe e bronztë në Ballkan, Smajlaj dhe Gega shkëlqimi i kuqezinjëve

16 Shkurt 2020, 12:02 Nga DOSJA
Shqipëria, e artë dhe e bronztë në Ballkan, Smajlaj dhe Gega

TIRANË– Medalja e parë ka ardhur nga Izmir Smajlaj, i cili ka zënë vendin e parë në kërcim së gjati me 7.91 metra.

Të paktën edhe sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, Smajlaj për herë të parë në karrierën e tij bën katër faulla, ndërsa një kërcim e ka pasur 7.73 metra.

E arta e dytë ka ardhur nga Luiza Gega në 3000 metra, e cila me 8’55”45 zuri vendin e parë duke marrë kështu të shtatën e artë në Ballkaniada që nga 2013-ta.

Ndërkohë e bronzta ka ardhur nga David Nikolli në 1500 metra me 3’50”42, kurse keqardhja më e madhe ka qenë faulli ndaj Franko Burrajt në 400 metra, që me 47”04 do të ishte i pari duke dhënë dhe rekord kombëtar për atletikën shqiptare. Por përtej protestës së tanëve, Burraj ka shkelur vizën e korsisë tjetër. Të gjithë atletët tanë të dielën do të marrin pjesë në mitingun ndërkombëtar në Stamboll.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballkan gega smajlaj ballkan gega smajlaj

Sondazh

Poll