19 Janar 2026, 18:59
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se shqiptarët po e presin me padurim protestën e 24 janarit. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se kjo protesët dëshmon qëndresën e opozitës, vendimin për t’u përballur me atë çfarë ai e quan narko-qeveri, bandë dhe organizatë kriminale. Në fund, ai tha se protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Mirënjohjen më të thellë për praninë tuaj në këtë protestë, e cila dëshmon vullnetin tonë. Dëshmon qëndresën tonë, vendimin tonë për t’u përballur me këtë narko-qeveri, me këtë bandë, organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për t’u përballur gjer në largimin përfundimtar nga skena të këtij regjimi, i cili ka shpërfytyruar dhe po shpërfytyron çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. Të dashur miq, kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë.
Zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve. Guximin e tyre më të madh. Miq, po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që i bëhej shqiptarëve. Karshi tyre qëndronte Lubi Balluku, hajdutja më e madhe e kohërave që kanë pasur shqiptarët në pushtet, e dërguar aty kastile nga Edi Rama për të provokuar shqiptarët, për të poshtëruar shqiptarët, për t’u thënë atyre se ne u kemi u vjedhur dhe do u vjedhim dhe ja ku jemi. Rojet i dolën përpara, largohuni u thashë, mos u bëni maskë e fytyrës të saj, ta shohin shqiptarët se çfarë fytyre ka. Miq, ka tejkaluar çdo lloj norme, çdo lloj morali, çdo lloj sjellje.
Shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, përballjen dhëmb për dhëmb me këtë regjim, fitoren e opozitës. Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe. Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjthëçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar. Të mos i mungojë lirisë më 24 janar. Të mos i mungojë guximit qytetar më 24 janar. Të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar. Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën. Zëri juaj u dëgjua në katër anët e planetit," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd foltore
Politike
19 Janar 2026, 18:49
E. D
Edward P. Joseph
SHBA- Kongresmenët amerikanë kanë depozituar disa pyetje për ekspertin amerikan, profesorin e njohur, Edward P. J...
Politike
19 Janar 2026, 17:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Foltorja e opozitës ka nisur para ambienteve të Kryeministrisë. Në kuadër të kësaj shum...
Politike
19 Janar 2026, 17:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ftesta e presidentit Trump, ndaj Ramës për t'ju ba...
Politike
19 Janar 2026, 17:37
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu drejtua opozitës duke i thënë se nëse deri j...
Politike
19 Janar 2026, 17:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Seanca e parë parlamentare për vitin 2026 është mbyllur, pas 30 minutash nga nisja e saj. Ajo ësht&eum...
Politike
19 Janar 2026, 17:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se prania e zv/kryeministres Beli...
Politike
19 Janar 2026, 17:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz n&...
Politike
19 Janar 2026, 17:27
E. D
Niko Peleshi
TIRANË Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mbajtur e tij në fillim të sesionit të ri parlamentar, ku deklaroi s...
Politike
19 Janar 2026, 17:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Seanca e pare plenare për vitin 2026 ka nisur me tensione në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Ga...
Politike
19 Janar 2026, 17:15
E.d
TIRANË- Seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2026, ka nisur me tensione. Deputetët e Partisë ...