Politike

“Situata në kampin e qyqarëve degradoi”/ Balla-opozitës: Doni të bëjmë reformën ejani! Nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në Komision do...

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se kjo vlen edhe për reformën zgjedhore.

19 Janar 2026, 17:37 Nga E.d
“Situata në kampin e qyqarëve degradoi”/
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu drejtua opozitës duke i thënë se nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiten në Komision do bëj ndryshimin e vendimit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se kjo vlen edhe për reformën zgjedhore. Ai tha se Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA.

“Një lajm i mirë për Shqipërinë për emrin e Shqipërisë, për emrin e shqiptarëve kudo në botë. Por armata e qyqarëve nisën të bërtasin. Në fillim thanë nuk ka ftesë, na jepni ftesën, pastaj thanë janë të gjithë vendet anëtare të OKB. Më pas na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe më pas edhe për presidentin e Paraguajit. Nuk është rastësi që nuk janë asnjë prej kryeminitrëve të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të qyqit nisën të dalin edhe në TV.

E vërteta është e thjeshtë, sa i përket kësaj çështje, duhet thënë se Edi Rama është partner i besueshëm i SHBA. Sa i përket objektivave , dëgjojeni, kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën ejani. Nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në Komision do bëjmë ndryshimin e vendimit. Edhe për reformën zgjedhore nëse nuk vinin deri në javën e ardhshme…Tre gjëra mbajini mend zgjedhjet e ardhshme lokale, zgjedhjet e përgjithshme”, tha ai./Dosja.al

kuvend taulant balla opozita

Sondazh

Poll