Politike

"Jeni bërë mburojë e korrupsionit"/ Blushi: Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi është provokatori më i madh pas Ramës.

19 Janar 2026, 17:31 Nga E.d
"Jeni bërë mburojë e korrupsionit"/ Blushi: Niko je
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se prania e zv/kryeministres Belinda Balluku në Kuvend, është një provokim ndaj opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi është provokatori më i madh pas Ramës. 

“Po bëni provokim jo ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh. Prania e ballukut në sallë kur duhet ti ishte dorëzuar drejtësisë, është krim nga ana juaj”, tha Blushi./Dosja.al

 

kuvend tedi blushi edi rama

Sondazh

Poll