Politike

"Moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë..."/ Trump ftoi Ramën, Balla në Kuvend: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se opozita duhet ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë.

19 Janar 2026, 17:39 Nga E.d
"Moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë..."/ Trump
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se ftesta e presidentit Trump, ndaj Ramës për t'ju bashkuar Bordit të Paqes, është një  moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se opozita duhet ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë.

Ai tha se Rama është partner i besueshëm i SHBA. Në fund, ai tha se opozita është e mirëpritur për të bërë reformën administrative dhe territoriale, ndërsa shtoi se nëse nuk paraqitet në komision do të bëjë ndryshime.

“Kuvendi i Shqipërisë sot mblidhet në këtë sesion të dytë, në një moment pozitiv dhe krenarie për Shqipërinë është ftuar të marrë një rol të paimagjinueshëm më parë, ftesa e presidentit të SHBA, Donald Trump, që e ka ftuar personalisht kryeministrin Edi Rama, t'i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtar, Bordit të Paqes. Do të vlerësoja maksimalisht që edhe PD, ajo që ka mbetur dikur nga PD, ta vlerësojë këtë moment për Shqipërinë. Fatkeqësisht, edhe për këto ngjarje, edhe ndaj këtij lajmi të mirë për Shqipërinë, u ngrit përsëri armata e qyqarëve. Nga e shtuna në darkë, filluan të bërtasin, në fillim thanë nuk ka ftesë, kur doli ftesa, thanë janë të gjitha vendet anëtare të OKB, pastaj thanë ftesa duhej e personalizuar.

Nuk është fare rastësi që nuk janë asnjëri prej krryeministrave dhe presidentëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Situata degradoi në kampin e qyqarëve, kur me porosi të bufit, filluan të dalin në televizione, sa u detyrua edhe trampisti Tritan Shehu te televizioni i Xenit të na shajë SHBA. Nuk jemi vetëm pse jemi vend anëtar i NATO-s, por se Rama është partner i besueshëm i SHBA. Kohë për të humbur me ju, ne kemi zero. Doni të bëni reformën administrative dhe territorialen? Jeni të mirëpritur, nëse javën tjetër nuk vini në komision, do të bëjmë ndryshimet", theksoi Balla./Dosja.al

taulant balla edi rama kuvend

Sondazh

Poll