Politike

"Shqipëria në fazë të re"/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Integrimi kërkon konsensus të gjerë

Teksa opozita kishte "pushtuar' foltoren, Peleshi tha se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.

19 Janar 2026, 17:27 Nga E. D
"Shqipëria në fazë të re"/ Sesioni i ri
Niko Peleshi

TIRANË Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mbajtur e tij në fillim të sesionit të ri parlamentar, ku deklaroi se do vazhdojë ta kryejë detyrën e tij me paanësi. Teksa opozita kishte "pushtuar' foltoren, Peleshi tha se tashmë Shqipëria ndodhet në fazë të re, lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. Pelshi theksoi gjithashtu se integrimi i vendit kërkon konsesus të gjerë dhe theksoi se objektivi socialistëve është mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027.

“Si kryetar i Kuvendit do të vazhdoj të ushtroj detyrën me paanësi. Europa ka qenë fokus kryesor i veprimtarisë sonë, Shqipëria është në fazë të re, nga proces integrimi në proces anëarësimi. Kjo kërkon konsues të gjerë. Objektivi ynë është i qartë, mbyllja e negociatave teknike në vitin 2027. Kuvendi mban gjallë ekuilibrat kushtetuese. Mbështetja ndaj drejtësisë mbetet e palëkundur.

Sesioni që nisim sot, e para agjenda e integrimit europian, diplomacia parlamentare, mbikëqyrje më e fortë, një kuvend i hapur, 24/7. Na pret një volum i madh pune, është privilegj dhe përgjegjësi, ta afrojmë Shqipërinë me Europën. Kuvendi duhet të jetë më europian në etikë. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë seksion parlamentar”, tha Peleshi./Dosja.al

niko peleshi

Sondazh

Poll