Politike

“I vodhën 400 mijë euro në Vlorë”/ Berisha: Ardi Veliu ka një vilë në Kodrën e Diellit, do shpërngulet tani që kal

15 Shkurt 2020, 21:31 Nga DOSJA
“I vodhën 400 mijë euro në Vlorë”/ Berisha: Ardi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Në një status në Facebook, Berisha shkruan se Veliu ka një vilë mijëra katrorë tek Kodra e Diellit, në të cilën do të shpërngulet të jetojë tani që kaloi Vetingu-n. Ndër të tjera, Berisha shkruan gjithashtu se Veliu, në kohën që ka qenë në Vlorë ka denoncuar se i kanë vjedhur 400 mijë euro në banesë, para për të cilat sipas ish-kryeministrin nuk raportohet asgjë ditët e sotme.

Denoncimi i plotë

Ardi Xhafa akuzohet se fshehu pasuri te medha!! Atij ne Vlore, sipas deklerates se tij i vodhen ne shtepi 400.000 €! Lexoni denoncimet per vetingun e tij. Sb. Pershendetje! Ju tregoj si ish-oficer policie se ky burr, me r te bute, e ka kthyer organizaten e policise ne prone private, me te pa afte, dhe me drejtues te zgjedhur prej tij, me moral te dobet. Gjithashtu gradimi i tij ne cdo faze eshte ne kundershtim me Ligjin e Policise se shtetit, gje e cila bie ndesh me nje nga kushtet kryesore te vetingut, por sic duket se kane pare, si dhe nuk eshte marre parasysh vjedhja e 500 milion lekeve ne banesen e tij ne Vlore, kur ishte ne krye te Policise Bashkiake, kur kaloj dhe ne depresion, si dhe vilen e ndertuar me mijëra euro, keto 2 vite ne Kodren e Diellit, e cila ka mbaruar, por smund te jetonte aty pa kaluar vetingun. Me kryesorja eshte lancimi dhe mbajtja e tij ne detyre prej lidhjeve te tij familjare e shoqerore me drejtues te 2 organizatave me te fuqishme, si kjo e fundit, kriminale, qe kane shtuar aktivitetin kriminal ne vend, qe pas ardhjes se Ardit, ne drejtimin D.P.P.SH. Keto arsye, qe si ka kapur vetingu, kane detyruar si dhe une 260 oficera policie, qe ne 2019 te largohen me kerkesen e tyre prej trupes se policise. Lum si ne kush na ruan jeten e pronen. Klm.

Me shume kemi ne llogari qe punojme sesa ky tip qe tall trapin me popullin pasi ky ka raportuar qe i kane vjedhur ne banese rreth 400mije € dhe asgje nuk eshte permendur…po na i shpifin fare po fareeee Shqiperine tone. Ne pune po rrine dhe po hane super analfabete dhe hajdute te sapo dale nga burgu per vjedhje qe po punojne ne bashki dhe minibashki dhe te bejne edhe normat e larta. Ata qe kane mbaruar me 10 mesatare rri e ne shtepi dhe perse, sepse nuk jane servil dhe me nenen parti. Ndaj te gjithe po mundohemi te ikim jashte vendit per ta lene ujin e paster ketu dhe mos e trazojme sepse po e trazuam do qelbet sepse poshte ka llum.

Ardi Veliu është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Ky vendim u mor 24 orë pasi Veliu, dëshmoi para KJV-së. Menjëherë sapo u dha vendimi Ardi Veliu u çua nga karrigia, buzëqeshi dhe u dha dorën disa të pranishmëve në sallë. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është shprehur se Veliu nuk ka asnjë problem në të treja shtyllat e vlerësimit që janë: pastërtia e figurës, aftësitë profesionale, dhe deklarimi pasuror.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardi veliu sali berisha ardi veliu sali berisha

Sondazh

Poll