Politike

Berisha: Me projektin Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëv

Në një deklaratë për shtyp Berisha u shpreh se, kjo përbën 'asgjësimin' e plotë të privatësisë së qytetarëve, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe shprehitë e fytyrës.

19 Janar 2026, 12:46 Nga D.S
Berisha: Me projektin Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike tha sot se, me 'Smart City', Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe  total të qytetarëve shqiptarë, në çdo lëvizje të tyre. Në një deklaratë për shtyp Berisha u shpreh se, kjo përbën 'asgjësimin' e plotë të privatësisë së qytetarëve, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe shprehitë e fytyrës.

Berisha theksoi se, të dhënat e një shoqërie janë shtetërore por me anë të 'Smart City-t', ato mund të eksportohen në duart e kujtdo. Ndër të tjera, kreu i opozitës, shtoi se, organizatat kriminale, nuk kanë më nevojë përveçse 'të fusë kthetrat' në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet.

"Sot jam para jush për të denoncuar përsëri projektin e quajtur Smart City, Qyteti i Mençur, të themi. Së pari, si projekt ky synon survejimin e plotë të lëvizjeve të çdo qytetari. Në qoftë se një vit më parë u vendosën në të gjitha kompanitë e telefonave aparaturat e regjistrimit të plotë të internetit dhe telefonave të celularëve me pretekstin e ndërprerjes së TikTokut, tani me Smart City, Edi Rama kompleton survejimin më të paligjshëm dhe më total të qytetarëve shqiptarë, të çdo lëvizje të tyre.

Ky përbën asgjësimin e plotë të privacisë së tyre, pasi ky sistem regjistron jo vetëm individin, por dhe fytyrën me të gjithë emotivitetin e saj të individit. Lëvizjet e tij në çdo destinacion. Vizitat e tij tek miqtë, tek të afërmit, tek shokët. Privacinë e tij në lokale dhe kudo që shkon. Kjo është vendosja e qytetarëve shqiptarë në kontroll të plotë, automjeteve të tyre, lëvizjeve të tyre. Dhe në këtë aspekt, aq sa të dhënat e një individi janë private, ato bëhen shtetërore. Aq sa të dhënat e një shoqërie janë shtetërore, ato eksportohen në duart e kujtdo. Tani çdo organizatë kriminale nuk ka më nevojë përveçse të fusë kthetrat në kamera dhe të marrë vesh se ku e ka gjahun e vet për ta marrë peng, për ta vrarë, për ta ekzekutuar, etj, etj."/Dosja.al 

smart city edi rama sali berish

Sondazh

Poll