Politike

Siguria ushqimore/ Rama: Nëse pas 5 vitesh nuk plotësojmë standardet, produktet nuk do konsumohen as brenda vendit

Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive në Golem, Rama u shpreh se BE ka mekanizmë periudha tranzitore për këto sfida, ku Shqipëria duhet që të plotësojë standardet. 

17 Janar 2026, 13:38 Nga I.A
Siguria ushqimore/ Rama: Nëse pas 5 vitesh nuk plotësojmë
Edi Rama

GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mjedisi dhe siguria ushqimore janë dy nga sfidat më komplekse të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive në Golem, Rama u shpreh se BE ka mekanizmë periudha tranzitore për këto sfida, ku Shqipëria duhet që të plotësojë standardet. 

Sipas Ramës nëse pas 5 vitesh nuk plotësojmë standardet, produktet shqiptare nuk do konsumohen as brenda vendit.

“Lidhur me negociatat, atë që kemi diskutuar edhe në mbledhjen maratonë të qeverisë dhe grupit dje, dua ta prek këtu dhe me ju sepse kam shqetësimin që jo të gjithë në nivelin udhëheqës e kanë idenë mjaftueshëm të sfidave që na presin me hyrjen e Shqipërisë në BE. Disa nga sfidat janë jashtëzakonisht komplekse dhe të renda. BE ka mekanizmë periudha tranzitore. Sfida më e rëndë me të cilat janë përballur edhe vendet e tjera përpara nesh, Kroacia psh ka marrë 10 vite periudhë tranzitore dhe pse nuk ka pasur problematika sa ne, është mjedisi. Nëse gjithçka ecën sipas planit, do të kemi 10 vite kohë periudhë tranzitore. Një tjetër sfidë e rëndë, ku ne po përpiqemi të marrim 5 vite, është siguria ushqimore. Kjo do të thotë që në 5 vite të mos jemi në gjendje të eksportojmë por mund të konsumojmë vetë, dhe pas periudhës tranzitore nuk mund të konsumosh as vete ato që prodhohen nëse nuk janë në stadarte sepse nuk je treg në vete”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll