Politike

Berisha: Jam i hapur dhe i mirëpres partitë e reja pa kushte 

Berisha thekson se bashkimi i forcave opozitare është një imperativ përballë të keqes së madhe dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha partitë që ndajnë qëllimet e përbashkëta kundër narkoshtetit dhe narkoqeverisë.

17 Janar 2026, 13:18 Nga I.A
Berisha: Jam i hapur dhe i mirëpres partitë e reja pa kushte 
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi për qytetarët gjatë bashkëbisedimit me ta se është i hapur dhe i mirëpret pa kushte partitë e reja që duan të bashkohen me opozitën në luftën kundër qeverisë së Edi Ramës. Berisha thekson se bashkimi i forcave opozitare është një imperativ përballë të keqes së madhe dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha partitë që ndajnë qëllimet e përbashkëta kundër narkoshtetit dhe narkoqeverisë.

"Unë absolutisht jam shumë i hapur dhe i mirëpres pa kushte ato. E vërteta është që partitë e reja duhet t’i dallojmë pak. Njëra prej tyre është e majtë dhe duket nuk e konsideron me vend apo të arsyeshme të bashkohet kundër të keqes së madhe që quhet Edi Rama. Uroj që drejtuesit dhe forumet e saj të kuptojnë se përballë kësaj të keqeje, bashkimi është imperativ. Partia Shqipëria Bëhet po proteston dhe unë kam mbështetur protestën e saj dhe jam 100% i hapur ndaj asaj dhe çdo partie opozitare të bashkërendojmë përpjekjet dhe luftën tonë kundër kësaj të keqeje.  Uroj që gradualisht të gjendet në pikat e përbashkëta kundër narkoshtetit dhe kundër narkoqeverisë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll