Politike

"Është fakt"/ Berisha: Hakeri i SPAK-ut kishte numrin e Ramës

Berisha thekson se ky informacion nuk është thashethem, por një fakt i bazuar në dokumentet zyrtare të hetimit.

17 Janar 2026, 11:07 Nga I.A
"Është fakt"/ Berisha: Hakeri i SPAK-ut kishte numrin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në dokumentet hetuese të SPAK, është evidentuar se hakeri kishte planifikuar t’i shkruante Kryeministrit Edi Rama sapo të hynte në sistemin e prokurorëve. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se numri i telefonit të Ramës ishte i regjistruar tek hakeri.

Berisha thekson se ky informacion nuk është thashethem, por një fakt i bazuar në dokumentet zyrtare të hetimit.

Dokument tronditës: në dosjen e hakerimit të SPAK-ut, hakeri përmend se do t’i shkruante Ramës sapo të hynte në sistem. Numri i kryeministrit në telefonin e hakerit. Ky nuk është thashethem, është fakt!’, shkruan Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll