Politike

”Të kthehesha pas nuk do fusnim familjarët në listat e mbyllura”/ Lapaj: Shabani, kolltukofag i etur për karrigen e avokati...

Lapaj tha se për këtë vendimarrje ai ka bërë refleksionet e tij teksa kërkoi dhe falje, por nga ana tjetër, ai tha se ndjehet krenar për veten dhe aktivistët e tij që nuk u shantazhuan dhe u joshën për t’ja kaluar këtë mandat Edi Ramës.

16 Janar 2026, 21:39 Nga E. D
”Të kthehesha pas nuk do fusnim familjarët në listat e
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli përpara kryeministrisë, ku iu kthye së shkuarës me Endri Shabanin si aleat në zgjedhjet e 11 majit. Duke folur për “Kjo Javë” në News24, Lapaj e quajti Shabanin një kolltukofag që paska qenë i etur për një karrige të avokatit të popullit.

Lapaj tha se për këtë vendimarrje ai ka bërë refleksionet e tij teksa kërkoi dhe falje, por nga ana tjetër, ai tha se ndjehet krenar për veten dhe aktivistët e tij që nuk u shantazhuan dhe u joshën për t’ja kaluar këtë mandat Edi Ramës.

“Kam bërë reflektimet e mira. Shumë gjëra do i bënim ndryshe. Një pjesë kanë ardhur nga eksperienca apo naiviteti i së mirës. Nëse do ktheheshim pas nuk do përdornim për të futur familjarët në lista. Kundërshtari e hiperbolizoi për keq. Nuk e bëmë vetëm ne, por e bënë dhe të tjerë. Real politika realizoi pak më ndryshe. Për çdo qytetar që është ndjerë keq, i kërkoj falje. Ka qenë vetëm qëllimi  i mirë. Qëllim për të djegur listat e mbyllura për të dhënë modelin e garës në listat e hapura. Nxori lakuriq sistemin e gabuar elektoral.

Me 64 mijë vota morëm 1 mandat, PS me 64 mijë mandate mori 9 mandate. Nëse do ktheheshim pas do e shmangnim. Regjizori i së ligës ka qenë Edi Rama. Jam shumë krenar që koha na dha të drejtë. Nuk u joshëm për të qenë pjesë e qeverisë së Edi Ramës. Për atë që bëri ai u shpërblye dhe shëmtia e zgjedhjes së avokatit të popullit, e dëshmoi. Ne në zgjedhje morëm në total mbi 80 mijë vota, 64 mijë të vlefshme. Dhe mendoj në momentin e parë një dëmtim ka ekzistuar. Por si u zhvillua ngjarjet dhe pazari për avokatin e popullit, sot qytetarët e ndjejnë që ne qëndruam. Nuk është e lehtë ti thuhet jo kësaj ofertës që na bënë. Jemi shumë krenar që rezistuam edhe me koston e shantazhin edhe në publik dhe jashtë publikut. Numri i votave është shtuar dhe do shtohet.

Nuk do ti fusnim familjarët të digjnim listat e mbyllura. Pati një qëllim të mirë por u shfrytëzua nga qenëria e së ligës. Dhe përdorën një kolltukofag, një njeri që ka qenë i etur për karrigen e avokatit. Për tu bërë avokati populli mjafton të mbrosh interesin popullor dhe ja ku u bëre,“ tha Lapaj./Dosja.al

adriatik lapaj

Sondazh

Poll