VIDEO/ Nënkryetari i PD Fier thyen heshtjen: Përgjegjësinë për degradimin e degës e adreson te deputeti Luan Baçi
Nënkryetar tha se Partia Demokratike në Fier është praktikisht inekzistente dhe e shkëputur nga qytetarët dhe problemet e tyre. Ai ia atribuon këtë situatë deputetit të PD-së, Luan Baçi, duke e konsideruar atë përgjegjës kryesor për dështimin dhe dobësimin e strukturave lokale të partisë.
16 Janar 2026, 22:10Nga Dosja
Mond Plaka
FIER- Mond Plaka, nënkryetar i Partisë Demokratike në Fier dhe ish-kryetar për disa mandate i Komunës Kuman, ka folur hapur në një intervistë për televizionin Apollon, duke adresuar drejtpërdrejt përgjegjësitë për gjendjen aktuale të degës së PD-së në Fier.
Nënkryetar tha se Partia Demokratike në Fier është praktikisht inekzistente dhe e shkëputur nga qytetarët dhe problemet e tyre. Ai ia atribuon këtë situatë deputetit të PD-së, Luan Baçi, duke e konsideruar atë përgjegjës kryesor për dështimin dhe dobësimin e strukturave lokale të partisë.
Plaka thekson se përmbytjet e fundit në Fier nxorën qartë në pah mungesën e PD-së në terren, si në mbështetje të qytetarëve, ashtu edhe në reagim institucional ndaj situatës së krijuar.
Sipas tij, në degën e PD-së Fier mbizotëron një klimë kontrolli, ku asnjë zyrtar nuk lejohet të flasë apo të japë intervista pa miratimin e deputetit Baçi, i cili, sipas Plakës, e rezervon këtë të drejtë vetëm për veten.
“Ajo që demokratët e Fierit e kanë thënë prej kohësh nën zë, sot doli hapur,. PD-ja e Fierit është larg njerëzve dhe halleve të tyre,” nvizon Plaka.