Politike

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë të vendosur nga SPAK/ Gjykata Kushtetuese pranon ankimin e Veliajt 

Ky vendim është marrë nga kolegji kompetent i GJK-së.

16 Janar 2026, 20:15 Nga E.d
Kërkoi heqjen e masës së sigurisë të vendosur nga
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me anë të kësaj kërkese, Veliaj kërkon heqjen e masës së sigurisë të vendosur nga SPAK. 

Ky vendim është marrë nga kolegji kompetent i GJK-së. Ai ka kaluar çështjen për shqyrtim në seancë. Ende nuk është përcaktuar data e mbajtjes së seancës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërkesa e Veliajt. Ndonëse Erion Veliajt mban ende postin e kryebashkiakut të Tiranës, SPAK po vijon hetimet, për të dhe bashkëshorten e tij./Dosja.al

gjykata kushtetuese spak erion veliaj

Sondazh

Poll