Politike

”Kundër korrupsionit dhe hajdutërisë”/ Lapaj fton qytetarët në protestën e të shtunës: Qëllimi është imponimi i popullit për një qeveri tranzitore

Në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”, Lapaj ftoj qytetarët të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, si një mënyrë për tu distancuar nga hajdutëria.

16 Janar 2026, 21:50 Nga E.d
”Kundër korrupsionit dhe hajdutërisë”/ Lapaj fton
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të organizojë një protestë ditën e shtunë. Në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”, Lapaj ftoj qytetarët të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, si një mënyrë për tu distancuar nga hajdutëria.

Lapaj tha se podiumi do të jetë i hapur dhe është i lirë për çdo qytetar, në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend. Ai tha se qëllimi i kësaj që po ndodh në 5 javë, është imponimi i popullit për një qeveri tranzitore me mandat 1 vit, e përbërë nga një grup intelektualësh me një paketë reformash.

Adriatik Lapaj: Protesta jonë e ka fuqinë tek qëndresa, mesazhi, jo rrugaçëria. Ftoj qytetarët të dalin masivisht për tu distancuar nga hajdutëria. Nesër do të jetë protestë më e madhe se të tjerat, numri ka ardhur duke u rritur. Në këto 5 javë jemi protestues që nuk kemi dëmtuar një lule, thyer një xham.

Mesazhi është i qartë, në krah të drejtësisë, kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. Podium do të jetë i hapur, është i lirë për çdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend.

Qëllimi i kësaj që po ndodh në 5 javë, është imponimi i popullit për një qeveri tranzitore me mandat 1 vit, e përbërë nga një grup intelektualësh me një paketë reformash, konsiston që Edi Rama të mos e ketë monopol ministrinë e brendshme./Dosja.al

“shqipëria bëhet” adriatik lapaj protesta

Sondazh

Poll