Politike

AXHENDA/ Rama mbledh kryetarët e bashkive në Golem, takimi nis me fjalën e Ramës, ja çfarë do të diskutohet

Mësohet se takimi nis në orën 12:00 dhe do të mbahet në Golem.

17 Janar 2026, 10:53 Nga I.A
AXHENDA/ Rama mbledh kryetarët e bashkive në Golem, takimi nis me
Edi Rama

GOLEM- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme takimin kryetarët e bashkive. Mësohet se takimi nis në orën 12:00 dhe do të mbahet në Golem.

Sipas axhendës takimi nis me fjalën hapëse të Ramës dhe përfundon në orën 18:00. Në takim pritet të zhvillohen diskutime lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030.

Axhenda e takimit:

12:00-12:30: Fjala hapëse e Kryeministrit

12:30 – 12:40: Fjalët përshëndetëse

Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor

Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

12:40-14:30: Fjala e z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

1. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030 (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

2. Rregullorja e Plazheve për sezonin 2026 (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

3. Turizmi në bashkitë jobregdetare (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

4. Promovimi digjital (10 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

15:30 – 17:00 Fjala e Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

2. Akademia e Pushtetit Vendor (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

3. Granti i Performancës (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

17:00 – 18:00: Diskutime dhe konkluzione nga Kryeministri

18:00: Përfundimi i takimit me kryetarët e bashkive

edi rama

Sondazh

Poll