Politike

PD ka nevojë për qartësi/ Salianji ndaj Berishës: Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë.

16 Janar 2026, 19:08 Nga E.d
PD  ka nevojë për qartësi/ Salianji ndaj Berishës:
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar pas deklaratave të bëra nga Kreu i PD-së, Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë.

Ai tha se mungesa e seriozitetit, ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Salianji u shpreh se bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj, duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë PD-në fituese. Në fund, ai tha se  Kushtetuta e demokratëve nuk ka “vetpërjashtime”.

Postimi i Ervin Salianjit:

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje. Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese.

Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin. Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.

Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese. Shihemi të Dielën në Lezhë./Dosja.al

ervin salianji sali berisha pd

Sondazh

Poll