Politike

“Humbësi është po ai, rezultati keq e më keq“/ Bojkoti i PD për Zgjedhoren e Territorialen, Rama: Sa herë mbyllen zgjedhjet, duhet reformë

Me ironi ai tha se reforma zgjedhore ka nisur, që kur ai ka qenë në piktor dhe jetonte në Francë.

16 Janar 2026, 18:36 Nga E.d

“Humbësi është po ai, rezultati keq e më keq“/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reformë, se pas zgjedhjeve ka një humbës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se humbësi është po ai dhe se rezultati është keq e më keq. Me ironi ai tha se reforma zgjedhore ka nisur, që kur ai ka qenë në piktor dhe jetonte në Francë.

“Duke e mbyllur me reformën zgjedhore dhe territoriale, fjala ime është që me ata shumë mirë, pa ata po aq mirë. Rëndësi ka të bëhet puna. Asnjë lloj force nuk na imponon dot ne që me vetëdije të bëjmë pengun. Jo! Reforma zgjedhore ka nisur, ose në fakt ka nisur që kur isha akoma thjesht dhe vetëm piktor.

Nën ujërat e Parisit siç e keni dëgjuar. Me thonj të paprera, që atëherë komisionet bipartizane takoheshin por atëherë i bënin te OSBE. Nuk di çfarë që të them. Sa herë mbarojnë zgjedhjet duhet një reformë, se pas zgjedhjeve ka një humbës. Humbësi është po ai dhe rezultati është keq e më keq.

Damiani e di poizicionin tim, kemi bërë një reformë zgjedhore unikale në botën demokratike. I sfidoj të gjithë se ku është kjo që qeveria ndalon së marruri frymë 4 muaj para zgjedhjeve, që çdo gjë ndalon. Dhe prapë nuk iu mjafton tani e duan 9 muaj. Po prapë edhe 9 muaj po të bëhet nuk do të lindë fitorja.

Megjithatë Damian ti e di vetë siç thoshte kryetari ynë ndjesë pastë bëni siç keni bërë gjithmonë. Për reformën territoriale e kemi të qartë drejtimin, më pak më shumë. Fjala kyçe e fundit është koordinimi”, u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll