Politike

“Të reformohet ose të mbyllet“/ Rama: RTSH, asnjë lekë derisa ta meritojnë!

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se qeveria ka tentuar të krijoj kushtet që televizioni publik të reformohet, por ka dështuar.

16 Janar 2026, 18:22 Nga E.d

“Të reformohet ose të mbyllet“/ Rama: RTSH, asnjë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria ka tentuar të krijoj kushtet që televizioni publik të reformohet, por ka dështuar. Gjatë fjalë së tij në fjalimin përmbyllës në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS-së, Rama tha se vendi nuk ka një televizion publik dhe se hera e fundit kur e ka parë ka qenë në vitin 1990, para përmbysjes së sistemit.

Ai tha se televizioni publik ka buxhet, por është në borxh. Ai deklaroi se qeveria nuk do tu jap asnjë lekë, deri sa të meritojnë taksat e shqiptarëve.

Edi Rama: Jam i bindur se në komisionet parlamentare duhet garantuar përfaqësimi politik; nëpunësit civil janë për të mbështetur, por jo për të diskutuar me komisionet. Duhet ministri, dhe në raste pamundësie shkon zëvendësi. Duhet të jemi “on call”, sepse në këtë proces kemi nevojë për koordinim dhe ndërveprim në kushtet ku mjedisi politik dhe mediatik është i ndotur. Bëhet fjalë për “tenxhere”. Duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të thënë fjalën tonë.

Nuk mund të mbarojë misioni as në seanca, as në komisione. E vërteta historike është se kemi tentuar të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet, por kemi dështuar. Deri tani bilanci i tij është një “dështim i suksesshëm”, dmth nga borxhi në borxh, në mosperfillje. Nuk e kemi një televizion publik në Shqipëri; hera e fundit kur e kam parë ka qenë në vitin 1990, para përmbysjes së sistemit. Kam shkuar i ftuar, por nuk kam parë as veten, janë të vetmet intervista dhe nuk kam marrë asnjë mesazh. U kam thënë: mbylleni.

Buxhetin e tyre, televizioni e ka, ndërsa të tjerët nuk e kanë të garantuar. Televizioni publik ka buxhet, por është në borxh; duan të drejtën e transmetimit të FSHF, por nuk paguajnë lekët. Sepse ne jemi publiku dhe i shkojmë qeverisë. Nuk kemi për t’iu dhënë asnjë lekë deri sa të meritojnë taksat e shqiptarëve. Çdo opsion duhet të jetë i hapur: mbyllja, partneriteti, privatizimi, por unë nuk marr pjesë në asnjë lloj tentative./Dosja.al

edi rama ps mbledhje

Sondazh

Poll