Politike

“Përqendrim dhe numër prezence“/ Sesioni i ri parlamentar, Rama: Ky vit që nis dhe viti i ardhshëm do kenë ngarkesë si asnjëherë më parë në historinë e Kuvendit

Sa i përket mbledhjes, Rama tha se në gjithë diskutimet doli në pah edhe angazhimi dhe përkushtimi i deputetëve dhe deputeteve që janë për herë të parë në grupin tonë parlamentar dhe shpresoj të vazhdojnë në këtë drejtim.

16 Janar 2026, 17:38 Nga E. D
“Përqendrim dhe numër prezence“/ Sesioni i ri parlamentar,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se ky vit dhe viti i ardhshëm pritet të kenë një ngarkesë në Kuvend edhe për shkak të procesit të negociatave dhe çështjeve që duhen shqyrtuar.

Sa i përket mbledhjes, Rama tha se në gjithë diskutimet doli në pah edhe angazhimi dhe përkushtimi i deputetëve dhe deputeteve që janë për herë të parë në grupin tonë parlamentar dhe shpresoj të vazhdojnë në këtë drejtim.

“Dua të bëj një vlerësim të posacëm për kryetarin e grupit nuk është një rol bujar. Pasi duhet të merret me disiplinën organizimin e prezencën. Në gjithë diskutimet doli në pah edhe angazhimi dhe përkushtimi i deputetëve dhe deputeteve që janë për herë të parë në grupin tonë parlamentar dhe shpresoj të vazhdojnë në këtë drejtim.

Tani, një gjë është e qartë ky vit që nis dhe viti i ardhshëm do kenë ngarkesë si asnjëherë më parë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe si asnjëherë më pas. Na duhet të kalojmë ligje, por edhe të jemi sa më cilësor në këtë proces. Kjo shton nevojën për të shtuar angazhimin, punën dhe rritjen e seancave në këtë proces.

Mbase mund të konsiderohet përfshirja në kalendar seanca vetëm për procesin e negociatave. Janë seanca që kërkojnë përqendrim dhe numër prezence. Ky proces kërkon edhe një shërbim administrativ të kuvendit më cilësor dhe kemi folur për reformën e brendshme në kuvend prej disa vitesh dhe janë bërë disa hapa”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll