Politike

Balla “u tërheq veshin” deputetëve: Reflektoni për korrektesën në komisione e seanca plenare

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se deputetët duhet që të reflektojnë mbi korrektësinë e tyre në komisionet plenare.   

16 Janar 2026, 13:26 Nga I.A

Balla “u tërheq veshin” deputetëve: Reflektoni për

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla u ka bërë disa vrejtje deputetëve socialist në lidhje me prezencën e tyre në komisione dhe seanca plenare. Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se deputetët duhet që të reflektojnë mbi korrektësinë e tyre në komisionet plenare.    

"Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Sot po përcaktojmë në këtë mbledhje të zgjeruar të grupit dhe kalendarin e punëve që na takojnë. Për shkak të numrit të madh të ligjeve apo përmbushjen e kushteve për anëtarësim, duhet të jemi gati për ditë shumë të gjata pune në komisione apo seancë në Kuvend. I referohem korrektesës në pjesëmarrje që në sesionin e partë kishin edhe ato problematikat e veta, për të cilat ju ftoj të reflektoni. Raportimet nuk duhet të jenë formale por na duhet një qasje e re," tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll