16 Janar 2026, 14:23
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bisedës së tensionuar me gazetarin grek John Defterios gjatë samitit të Abu Dhabit. Pas reagimeve të shumta nga mediat dhe politika greke ditën e djeshme, Rama ka sqaruar sot bisedën me gazetarin, të cilin e ka konsideruar me nota humori.
Me ana të një postimi në X, Rama ka deklaruar se biseda me gazatarin është nxjerr nga kontekti nga mediat. Ndërkohë që ka theksuar se bashkëbisedimi i tij me gazetarin nuk ishte aspak tone tendencioze por nota humori miqësor.
Në fund, Rama shtoi se populli grek për të është një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe se për kryeministrin e Greqisë ushqen një respekt të veçantë.
Postimi i plotë:
Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!
Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!
Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!
U kuptuam? Shpresoj po. Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq.
Çfarë ndodhi në Abu Dhabi?
Kryeministri Edi Rama ka pasur një episiod tensioni me gazetarin greko--amerikan, John Defterios gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Rama pasi kuptoi që gazetaru kishte grek, i tha se ai mendon që është pasardhës i Platonit dhe Aristotelit, por e ka gabim./Dosja.al
edi rama
Politike
16 Janar 2026, 14:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ftuar opozitën të bashkëpunoj për çë...
Politike
16 Janar 2026, 14:02
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar deputetët e tij që të mos diskutojnë ligjet që vijnë në Parlament, por...
Politike
16 Janar 2026, 13:26
I.A
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla u ka bërë disa vrejtje deputetëve socialist në lid...
Politike
16 Janar 2026, 13:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se parlamenti nuk funksionon më si institucion kushtetues, por është &ldqu...
Politike
16 Janar 2026, 13:11
I.A
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. Gjatë një dekl...
Politike
16 Janar 2026, 13:02
I.A
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e vizave pë...
Politike
16 Janar 2026, 13:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se reformat do t...
Politike
16 Janar 2026, 12:58
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka zbuluar ditën e sotme disa nga ligjet që do të ndryshohet gjatë k&eu...
Politike
16 Janar 2026, 12:53
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se hakerimi i SPAK përbën një nga krimet më të r&...
Politike
16 Janar 2026, 12:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka denoncuar një skandal duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se është autori i ...