Politike

Rama urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama theksoi se Shqipëria ka lirinë të negociojë me BE-në, por jo të ndryshojë apo debatojë draftet ligjore.

16 Janar 2026, 14:02 Nga I.A

Rama urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar deputetët e tij që të mos diskutojnë ligjet që vijnë në Parlament, por thjesht ti miratojnë ato. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama theksoi se Shqipëria ka lirinë të negociojë me BE-në, por jo të ndryshojë apo debatojë draftet ligjore.

“Kemi pasur deri më sot disa raste që procesi i diskutimeve dhe miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me BE është vonuar apo është marrë lehtë si proces ku kemi lirinë të fusim duart sipas opinioneve tona. Nuk e kemi këtë liri, kemi lirinë të negociojmë me BE-në, po jo të diskutojmë. Negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian negociohet me komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Kur vjen në parlament duhet miratuar jo diskutuar, që t’i hyjmë diskutimit të një ligji duhet të diskutojmë a duam të hyjmë në BE apo jo”, u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll