Politike

Berisha: Parlamenti është i aneksuar nga organizata kriminale e Edi Ramës

Gjatë një deklaratë për mediat, duke folur për marrëdhënien e PD-së me parlamentin, Berisha u shpreh se situata aktuale e bën të pamundur një funksionim normal parlamentar.

16 Janar 2026, 13:17 Nga I.A
Berisha: Parlamenti është i aneksuar nga organizata kriminale e Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se parlamenti nuk funksionon më si institucion kushtetues, por është “de facto i aneksuar nga organizata kriminale e Edi Ramës”. Gjatë një deklaratë për mediat, duke folur për marrëdhënien e PD-së me parlamentin, Berisha u shpreh se situata aktuale e bën të pamundur një funksionim normal parlamentar.

"De facto, parlamenti është i aneksuar nga organizata kriminale e Edi Ramës. Parlamenti është totalisht i aneksuar. Se çfarë do bëjmë, do e vendosim, por fakti është ky që them unë. Në qoftë se shkojmë, shkojmë për ta demaskuar. A mund të shkohet kur në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloren mbrohet Lubi Balluku? A e kupton ti Osman që të gjithë ata që hyjnë në atë parlament nga partia e krimit, mund të thonë njëzëri se jemi Lubi. Dhe janë shumica e tyre, jo të gjithë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll