Aktualitet

Konflikti i vazhdushëm përfundoi në dhunë fizike, nis hetimi për tre të rinjtë në Tropojë

Situata ka agravuar dhe konflikti ka kaluar në përleshje fizike.

16 Janar 2026, 17:04 Nga E.d
Konflikti i vazhdushëm përfundoi në dhunë fizike, nis hetimi
Foto ilustruse

TROPOJË- Dy grupe të rinjsh janë konflktuar në mënyrë të vazhdueshme në Tropojë. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për përndjekje. Situata ka agravuar dhe konflikti ka kaluar në përleshje fizike.

Në lidhje me këtë, policia ka nisur procedimin penal ndaj tre të rinjëve. Ata do të hetohen në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 33 vjeç, Sh. O., 31 vjeç, dhe F. Rr., 25 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, pasi dyshohet se shtetasit B. M. dhe Sh. O. kanë përndjekur shtetasin F. Rr., ndërsa ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F. M., me pretendimin se ai po e përndiqte”, thuhet në njoftimin zyrtar të drejtorisë Kukës./Dosja.al

policia tropoja konflikt

Sondazh

Poll