Aktualitet

Aksidenti i rëndë në aksin Peshkopi–Maqellarë! Çifti i bashkëshortëve transportohet me helikopter drejt Tiranës

Kjo për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. 

16 Janar 2026, 16:46 Nga E.d
Aksidenti i rëndë në aksin Peshkopi–Maqellarë!
Foto ilustruse

DIBËR- Dy prej të plagosurve në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Çifti i bashkëshortëve po transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Kjo për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe,  dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al

peshkopi–maqellarë aksident policia

Sondazh

Poll