Aktualitet

Vrasja e ish policit Santiago Malko/ Shtyhet seanca gjyqësore për Leonard Dukën, shkak mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese

Gjatë seancës së sotme ishte parashikuar që mbrojtja e autorit të dyshuar të vrasjes së policit Santiago Malko, Leondard Duka, do të bënte konkluzionet përfundimtare.

16 Janar 2026, 16:33 Nga E.d
Vrasja e ish policit Santiago Malko/ Shtyhet seanca gjyqësore për
Foto ilustruse

TIRANË- Seanca gjyqsore ndaj Leonard Dukës është shtyrë ditën e sotme. Shkak i shtyrjes së saj është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjykuese, gjyqtarit Gerd Hoxha. Duka akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Gjatë seancës së sotme ishte parashikuar që mbrojtja e autorit të dyshuar të vrasjes së policit Santiago Malko, Leondard Duka, do të bënte konkluzionet përfundimtare. Seanca e radhës do të mbahet të hënën e ardhshme në orën 10:00.

Si ndodhi ngjarja?

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi tetë persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica./Dosja.al

santiago malko gjyqtari leonard duka

Sondazh

Poll