Aktualitet

Punonjëset nën hetim për vjedhje, Posta Shqiptare: Shpërndarja e pensioneve vijon normalisht

Përmes një njoftimi zyrtar Posta Shqiptare bën me dije se janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga ligji, pas konstatimit të këtij rasti. 

16 Janar 2026, 17:09 Nga E.d
Punonjëset nën hetim për vjedhje, Posta Shqiptare:
Foto ilustruse

TIRANË- Posta Shqiptare ka dalë me një reagim zyrtar për opinionin publik, pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve. Përmes një njoftimi zyrtar Posta Shqiptare bën me dije se janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga ligji, pas konstatimit të këtij rasti. 

Në kuadër të kësaj, është depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë. Posta Shqiptare siguron qytetarët se fondet e pensioneve nuk janë prekur dhe shpërndarja e tyre vazhdon normalisht. Kjo duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për të gjithë përfituesit.

Institucioni thekson se do të bashkëpunojë me organet e hetimit. Kjo duke vënë në dispozicion të gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshëm, në lidhje me hetimin e këtij rasti.

"Posta Shqiptare thekson se ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me organet e hetimit për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm.

Institucioni distancohet nga çdo formë abuzimi me detyrën dhe mbetet i angazhuar maksimalisht për garantimin e transparencës, ligjshmërisë dhe mbrojtjes së interesit publik. Çdo shkelje e konstatuar trajtohet me seriozitet maksimal dhe referohet pa vonesë pranë autoriteteve kompetente.

Duke respektuar procesin hetimor dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, Posta Shqiptare nuk mund të japë detaje të mëtejshme mbi çështjen në këtë fazë, por siguron publikun se po merren të gjitha masat e nevojshme për forcimin e kontrollit të brendshëm dhe  parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen",- deklaron posta Shqiptare/Dosja.al

posta shqiptare vjedhje pensione

Sondazh

Poll