Aktualitet

Arrestimi i ish-drejtorit të IEVP Durrës pas arratisjes së Altin Ndocit/ Policia njoftim zyrtar: Akuzohet për shpërdorim të detyrës! Ekzekutohet masa për doktoreshën e spitalit

Blutë bëjnë me dije se u lokalizua dhe u vu në pranga Indrit Cërrloj, 48 vjeç, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

16 Janar 2026, 16:44 Nga E. D
Arrestimi i ish-drejtorit të IEVP Durrës pas arratisjes së Altin
foto ilustruese

DURRËS - Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ndalimin e ish-drejtorit të IEVP Durrës, të shkarkuar pas arratisjes spektakolare të Altin Ndoci. Blutë bëjnë me dije se u lokalizua dhe u vu në pranga Indrit Cërrloj, 48 vjeç, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim gjykate, është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për doktoreshën e IEVP Durrës, Ylvete Sema, 66 vjeçe, e dyshuar për të njëjtën vepër penale. Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës. Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia policia e durrësit arratisja e altin ndocit

Sondazh

Poll