Aktualitet

Aksident në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi/ Plagosen 4 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohenme helikopter drejt Tiranës.

16 Janar 2026, 16:14 Nga E.d
Aksident në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi/ Plagosen 4
Foto ilustruse

DIBËR- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e kësaj janë plagosur katër persona.

Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën e specializuar mjekësore. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohenme helikopter drejt Tiranës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Si pasojë e kësaj situate, qarkullimi i automjeteve ka qenë përkohësisht i bllokuar./Dosja.al

 

 

aksident 4 persona policia

Sondazh

Poll