Aktualitet

"Do i shkruaj Ramës… hajt tu q** ropt"/ DETAJE nga dosja e hakerimit të sistemit të SPAK! Arnold Rrokaj- Zambak Gjonit: A mos e hapsha dot

Kjo pjesë nga dosja është publikuar nga Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferenecës për shtyp, ku sqaron se "Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera".

16 Janar 2026, 15:18 Nga E. D
"Do i shkruaj Ramës… hajt tu q** ropt"/ DETAJE nga dosja e
fot ilustruese

TIRANË- Një pjesë nga bisedat e përgjuara që ndodhet në dosjen e ish-drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj është publikuar. Treshja akuzohet se kanë hakeruar kompjuterët e tre prokurorëve të SPAK.

Kjo pjesë nga dosja është publikuar nga Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferenecës për shtyp, ku sqaron se "Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera".

Në bisedë bëhet fjalë për një përgjim të datës 12 shkurt 2025 ku Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK. Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen: “A mos e hapsha dot”.

Më tej, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS mikut të tij Zambak Gjoni: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu q*m ropt”. Ndë rsa në datë n 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi.

Pjesa nga dosja:

Në datën 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK. Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen: “A mos e hapsha dot”. Më tej, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu qim ropt”.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e tëhetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë.

Në vijim, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë. Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri.”/Dosja.al

sali berisha agim ismaili 

Sondazh

Poll