Aktualitet

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës, nis hetimi për dy punonjëset në Devoll

Punonjësja me detyrë përgjegjëse e zyrës postare, dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre.

16 Janar 2026, 15:15 Nga E.d
Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës, nis hetimi
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka nisur hetimin për dy punonjëset e postës në Devoll. Ato dyshohen se kanë vjedhur 22 milionë lekë nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Punonjësja me detyrë përgjegjëse e zyrës postare, dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, duke falsifikuar nënshkrimet e tyre.

Ndërsa punonjësja me detyrë arkëtare-llogaritare, dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash. Kjo për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja, përgjegjëse e zyrës postare.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për shtetaset:

P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll. E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll.

Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja./Dosja.al

policia devoll 22 milionë lekë

Sondazh

Poll