Aktualitet

Aksidenti tragjik në urën e Daljanit, i mori jetën 18-vjeçares/ Policia konfirmon: 26-vjeçari drejtonte makinën në gjendje të dehur

Sipas tyre, u bë arrestimi në flagrancë të drejtuesit të automjetit A.Xh., në të cilin ishte pasagjere 18-vjeçarja, V. G.,  për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

16 Janar 2026, 13:09 Nga D.S
Aksidenti tragjik në urën e Daljanit, i mori jetën
Foto ilustruese

DURRËS- Policia shtetit ka konfirmuar zyrtarisht që drejtuesi i automjetit në aksidentin tragjik një natë më parë, ishte në gjendje të dehur. Sipas tyre, u bë arrestimi në flagrancë të drejtuesit të automjetit A.Xh., në të cilin ishte pasagjere 18-vjeçarja, V. G.,  për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Unifromat blu bëjnë me dije se, 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo. Ndër të tjera theksojnë se, 26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.

Njoftimi i plotë policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases V. G., informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja V. G., shtetasit A. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo. 26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa."/Dosja.al

aksidenti tragjik ne durres

Sondazh

Poll