Aktualitet

Kontrabandonte 420 kg duhan të grirë nga Mali i Zi/ Në pranga 22-vjeçari nga Malësia e Madhe

Sipas policisë, 22-vjeçari me iniciale, E. A., banues në fshatin Rapshë të Malësisë së Madhe, u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë." 

16 Janar 2026, 14:23 Nga D.S
Kontrabandonte 420 kg duhan të grirë nga Mali i Zi/ Në pranga
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Një 22-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke kontrabanduar 420 kg duhan nga Mali i Zi.

Sipas policisë, 22-vjeçari me iniciale, E. A., banues në fshatin Rapshë të Malësisë së Madhe, u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë." Uniformat blu bëjnë me dije se, sasia e duhanit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Rrapshë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Kosan, duke transportuar 420 kg duhan të grirë, që dyshohet se e ka kontrabanduar nga Mali i Zi. Sasia e duhanit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”/Dosja.al

arrestohet 22 vjecari ne kufi me malin e zi kontrabandonte 420 kg duhan

Sondazh

Poll