Aktualitet

Kërcënoi me hakmarrje 3 autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, procedohet penalisht babai i Martin Çeços

. Kjo deklaratë e tij erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në masën “arrest në shtëpi”.

16 Janar 2026, 14:57 Nga E.d
Kërcënoi me hakmarrje 3 autorët e dyshuar të vrasjes së
Foto ilustruse

KORÇË- Babai i të ndjerit, Martin Çeços është proceduar penaisht nga policia, pas deklaratave se do të djegte me benzinë, tre autorët e dyshuar për vrasjen e djalit të tij. Kjo deklaratë e tij erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në masën “arrest në shtëpi”.

Sipas njoftimit të policisë, mbi 70-vjeçarin, banues në fshatin Kolanec, rëndon akuza për veprën penale “kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje.

Ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar dje, në rrjete sociale, duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij (ngjarje e ndodhur në muajin qershor 2022), për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”, në masën “arrest në shtëpi”. 

26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës ç'ka shtoi dhe hetimet zbuluan se kishim të bënim me një vrasje.

Paralelisht me Martin Çeçon, Tina Pajollari kishte nisur një marrëdhënie intime me një 38-vjeçar Valter Mollaj. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, ishte bërë xheloz. Mollaj, i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy kushërinjtë e tij Bledi Angjo dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26-vjeçarin. Pas debateve, e kanë mbytur të riun me një litar dhe trupin ia kanë hedhur në rezervuar./Dosja.al

martin Çeço policia 70-vjeçari

Sondazh

Poll