Aktualitet

EMRAT/ Zhvilluan takime në paraburgimin e Durrësit, ja kush janë dy personat e dyshuar që mund të kenë ndihmuar në arratisjen e Altin Ndocit

Ata po verifikohen nga grupi hetimor dhe po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. 

16 Janar 2026, 13:58 Nga E.d
EMRAT/ Zhvilluan takime në paraburgimin e Durrësit, ja kush janë
Foto ilustruse

DURRËS- Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy personat, të cilët kanë zhvilluar takime në paraburgimin e Durrësit. Dyshohet se këta dy persona kanë pasur dieni apo kanë ndihmuar në arratisjen e Ndocit nga ambientet e spitalit, ku po kryente një vizitë mjeksore. 

Ata po verifikohen nga grupi hetimor dhe po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur t'i lokalizojnë, dy personat e dyshuar, në mënyrë që të merren në pyetje rreth situatës.

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

edmond gjyzeli izmir kusi altin ndocit

Sondazh

Poll