Aktualitet

Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë me vlerë 20 milionë euro në Itali / Në pranga dy shqiptarë

Sipas medias italiane, operacioni u zhvillua në kuadër të një kontrolli të koordinuar nga Guardia di Finanza që veprojnë në Distriktin e Gjykatës së Apelit të Brescias.

16 Janar 2026, 09:59 Nga D.S
Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë me vlerë 20 milionë euro në
droga e sekuestruar

ITALI- 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar në provincën e Bergamos, Itali, gjatë një operacioni të Guardia di Finanza, ndërsa dy shqiptarë janë arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas medias italiane, operacioni u zhvillua në kuadër të një kontrolli të koordinuar nga Guardia di Finanza që veprojnë në Distriktin e Gjykatës së Apelit të Brescias. Sasia e drogës u zbulua pas ndalimit të një automjeti të rëndë tip TIR në një zonë industriale të Bergamos. Autoritet shprehen se pas shërbimeve të vëzhgimit dhe kontrollit në zonat industriale dhe tregtare të provincave Brescia dhe Bergamo, efektivët konstatuan lëvizje të dyshimta të automjetit të rëndë. 

Drejtuesi i automjetit hyri në rimorkio dhe priti mbërritjen e një automjeti të dytë, të cilit iu dorëzuan shtatë çanta të mëdha. Brenda çantave u gjetën 150 blloqe kokaine , me një peshë totale prej më shumë se 160 kilogramësh. Sipas vlerësimeve të hetuesve, droga mund të kishte një vlerë prej afërsisht 20 milionë eurosh në treg. Të arrestuarit pritet të përballen me drejtësinë italiane./Dosja.al

 

 

droge ne itali ne pranga shqiptaret

Sondazh

Poll