16 Janar 2026, 11:44
Nga D.S
Foto nga vendngjarja
DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se kreu një seri vjedhjesh në disa banesa në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, 29-vjeçari me iniciale D.C., ai ka vjedhur tre herë shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, përfshirë edhe banesën e një shtetaseje italiane në zonën e Fermë Sukth.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet. Unifomat blu bëjnë me dije se, vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 29-vjeçari, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
"Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Target”, për zbardhjen e vjedhjeve.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjeve në disa banesa.
29-vjeçari dyshohet se ka vjedhur 3 herë, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth, si dhe në 5 banesa të tjera.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një maskë dhe një palë doreza që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet dhe një pistoletë spotive që e mbante pa leje.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Target”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-D. C., 29 vjeç, banues në Sukth.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. Gjithashtu, dyshohet se ka vjedhur në 5 banesa të tjera.
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Dosja.al
arrestohet 29 vjecari ne durres vodhi banesa ne seri durres
Aktualitet
16 Janar 2026, 10:43
I.A
Gjon dhe Elvis Shkambi
TIRANË- Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, Gjon Shkambi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij...
Aktualitet
16 Janar 2026, 09:59
D.S
droga e sekuestruar
ITALI- 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar në provincën e Bergamos, Itali, gjatë një operaci...
Aktualitet
16 Janar 2026, 09:46
alba kepi
Gjadri
LEZHË- Rasti i Assane Thiaw, një azilkërkues 27-vjecar nga Senegali, është marrë në diskutim më Senatit Ital...
Aktualitet
16 Janar 2026, 09:38
I.A
DURRËS- Fotoja e mësipërme është pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e kaluar në urën e Dajlanit n&eu...
Aktualitet
16 Janar 2026, 09:22
D.S
Foto ilustruese
DURRËS- Detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që i mori jetën 18-vjeçares, janë zbardhur. Nga burime p...
Aktualitet
16 Janar 2026, 08:47
D.S
Altin Ndoci, 38 vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durr&eum...
Aktualitet
16 Janar 2026, 07:31
D.S
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje, ka ndodhur mbrëmjen e sh...
Aktualitet
16 Janar 2026, 07:13
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare d...
Aktualitet
15 Janar 2026, 21:03
Qeveria britanike vendosi të skualifikojë ofertën 2.6 miliardë dollarë të kompanisë izraelite Elbit Systems për trajni...
Aktualitet
15 Janar 2026, 20:45
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u vra në Pogradec në verën e 2024, ka akuzuar Këshill...