Politike

"Qëllimi është që PD të bëhet fituese"/ Salianji: Ndryshimi i PD nuk duhet të mbahet peng nga 5 veta brenda saj! Lidershipi thotë jemi mirë, unë them jemi keq

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji tha se një mendim i lidershipit thotë që jemi mirë, por ai mendon se janë keq. 

15 Janar 2026, 21:27 Nga E.d

"Qëllimi është që PD të bëhet fituese"/

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se ndryshimi i PD nuk duhet të mbahet peng nga 5 veta brenda saj. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji tha se një mendim i lidershipit thotë që jemi mirë, por ai mendon se janë keq. 

Salianji u shpreh se nuk është mirë, që nëse themi se 5 oligarkë bashkë me Ramën kontrollojnë Shqipërinë. Ndërsa pohoi, se nuk është mirë që për interesa të 5 personave të mbahet peng ndryshimi dhe ripërtëritja e PD.

"Unë kam shmangur çdo emër duke u marrë me problemet dhe idetë. Duket që këtu ka 2 mendime të ndryshme, një mendim i lidershipit që thotë jemi mirë, vazhdojmë kështu, bëjmë sikur nuk kuptojmë, e mbyllim sytë dhe një tjetër që duket po prevalon, duket nga pjesëmarrja në salla, ku shihet se më shumë demokratë janë në këto takime të cilët mendojnë qartësisht se PD duhet të merret me vete.

Nëse nuk përmirësojmë veten, nuk vlerësojmë ata që nuk sakrifikojnë, nëse nuk bëjmë  të mundur të bashkojmë çdo demokrat dhe pastaj të hapemi përtej dhe të lëmë të gjithë elementet, pakënaqësitë e dallimet për të krijuar një front të madh, kush është në opozitë duhet të bashkohet sepse bien të gjitha ndarjet ideologjike.

Qartësisht kemi 2 qëndrime. Janë fokusuar tek problematikat. Lidershipi thotë jemi mirë, unë them jemi keq. Dhe jemi keq të gjithë. Nuk është mirë që nëse themi se 5 oligarkë bashkë me Ramën kontrollojnë Shqipërinë nuk është mirë që për interesa të 5 personave të mbahet peng ndryshimi, ripërtëritja e PD. Qëllimi është ky, që PD të bëhet fituese, kështu si është po tregon se nga zgjedhja në zgjedhje po bie," tha Ervin Salianji./Dosja.al

pd ervin salianji edi rama

Sondazh

Poll