Aktualitet

"Bashkëpunëtorë nga jashtë e ndihmuan të arratisej me Audi luksoz"/ Lala: Policisë i ka mbetur vetëm të mbledhë gëzhojat e Altin Ndocit dhe makinat e djegura

Gazetarja nënvizoi se duhet të hetohej e gjithë procedura duke nisur nga arsyet përse një i paraburgosur me rrezikshmëri të lartë ndodhej në një burg të sigurisë së zakonshme dhe deri tek anashkalimi i protokollit të masave dhe sigurisë.

15 Janar 2026, 15:45 Nga E. D
"Bashkëpunëtorë nga jashtë e ndihmuan të arratisej
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me arratisjen e Altin Ndocit. E ftuar në studion e “News 24”, Lala tha se ka pasur jo vetëm bashkëpunëtorë të jashtëm për arratisjen e tij me makinë luksoze, por edhe informatorë dhe ndihmës nga brenda burgjeve dhe sistemit.

Gazetarja nënvizoi se duhet të hetohej e gjithë procedura duke nisur nga arsyet përse një i paraburgosur me rrezikshmëri të lartë ndodhej në një burg të sigurisë së zakonshme dhe deri tek anashkalimi i protokollit të masave dhe sigurisë.

Gjithashtu Lala tha se edhe Policia ka përgjegjësi, pasi duhet të shtonte masat, si para arratisjes, ashtu edhe pas saj, në ndjekjen e gjurmëve të Ndocit, duke përdorur deri në qentë me nuhatje.

“Nuk duhet të ishte aty në Burgun e Durrësit, duhet të hetohet e gjithë procedura pse ndodhej aty dhe përgjegjës janë të gjithë zyrtarët e përfshirë prej vitesh, deri te zyrtarët e lartë.

Ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë që e ndihmuan të arratiset me Audi luksoz nga spitali. Por unë mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë dhe informatorë edhe nga brenda burgut dhe sistemit dhe duhet të hetohet”.

Policia duhet të merrte masat e saj, duhet të nxirrte patrullat. Duhet të nxirrte edhe qentë për kontroll dhe ndjekje. Nuk kanë funksionuar shumë gjera. Do duhej që Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera. Por çfarë mund të bëjë Policia, asgjë tjetër përveçse të duhet të mbledhë gëzhojat e Altin Ndocit dhe të numërojë makinat e djegura pas”, tha Klodiana Lala./Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll