Sport

Barazim që djeg, Egbo i përgjigjet Halilit: Do ta takoj ta sqaroj, gjuhën shqipe e mësova nga…

16 Shkurt 2020, 10:38 Nga DOSJA
Barazim që djeg, Egbo i përgjigjet Halilit: Do ta takoj ta sqaroj,

TIRANË– Barazimi 1-1 i Tiranës me Skënderbeun ka lënë të pakënaqur presidentin e bardhebluve, Refik Halili, i cili sidomos kishte ankesa pse trajneri Emanuel Egbo kishte gabuar zëvendësimet.

Vetë trajneri i bardhebluve sqaroi në “SuperSport” se do të takonte presidentin që të shpjegonte vendimet që kishte marrë në ndeshje.

“Nuk kam folur me presidentin se do ta takoj dhe mund ta sqaroj për ndërrimet që kemi bërë. Më kanë pyetur disa herë njerëz pse Egbo nuk bën ndërrime gjatë lojës. Ndodh duke parë si shkon ndeshja, nuk është kollaj, nuk duhet bërë kot. Në ndeshjen e sotme ekipi pësoi gol, shumë lojtarë kanë vrapuar, duke luftuar. Për shembull Torasa ishte i lodhur se vrapoi e mbulohej një për një. Nëse e ndërroj atë shoh kush është më afër me lojë, Hasani që luan në të njëjtin pozicion. Ngo nuk ishte në formën e duhur se jemi njerëz, nuk pres që lojtarët të jenë 100% në çdo ndeshje. Kemi 9 ndeshje dhe është marrë maksimumi i mundshëm prej tyre. Isha shumë i kënaqur se në fund morëm barazimin, e rëndësishme është që nuk humbëm këtë ndeshje sot, ka shumë domethënie.”- u shpreh Egbo.

Nga e mësove Shqipen?

“Shqipen e kam mësuar nga Ard Mema, por flisja dhe anglisht me të.”-tha Egbo

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emanuel egbo refik halili skenderbeu tirana emanuel egbo refik halili skenderbeu tirana

Sondazh

Poll