15 Janar 2026, 13:10
Nga I.A
Masakra e Reçakut
KOSOVË- Kosova i ka nderuar viktimat e masakrës së Reçakut të enjten, në fshatin e Shtimes, ku 27 vjet më parë forcat serbe i vranë 45 civilë shqiptarë.
Kjo masakër shtyri NATO-n t’i niste bombardimet për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, dhe përfundimisht pavarësimit të vendit disa vite pas çlirimit.
Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti - liderë të partive politike e qytetarë të shumtë u mblodhën në memorialin e viktimave në fshatin Reçak - rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë, për t’i nderuar të rënët.
Homazhe bëri edhe William Walker, shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë në kohë e luftës, i cili asokohe dokumentoi krimet e kryera në këtë fshat.
Presidentja Osmani tha se 27 vjet, “plagët e Reçakut ende flasin”.
“Dhimbja është e freskët për familjet dhe për gjithë popullin e Kosovës, sepse ende nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer këtu, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës”, tha Osmani.
Ajo e kritikoi Serbinë se po vazhdon me “të njëjtat politika dhe po të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit, siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut, është krim i dyfishtë”.
Qeveria e liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, në atë kohë pretendonte se të vrarët ishin të gjithë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të vrarë në përleshje me forcat e sigurisë së shtetit.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një djalë 12-vjeçar.
Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë ta mohojnë këtë masakër edhe sot, duke pretenduar se ajo ishte “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti u zotua se institucionet e vendit do të punojnë për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e masakrës.
“Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga Qeveria e Parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve”, tha Kurti.
Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak.
Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, duke thënë ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë të Kosovës.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se “jemi këtu për të shprehur nderimin dhe respektin tonë për këta të rënë dhe këtë ngjarje e cila është një prej ngjarjeve që ka kontribuuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi shkurtimisht se “Reçaku nuk harrohet dhe drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”.
Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllav.
Fusha prej 78-ditësh bombardime mori fund më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-‘99, u vranë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL
masakra e reçakut
Aktualitet
15 Janar 2026, 12:43
D.S
MBRETËRI E BASHKUAR- Sadik Marku, 35-vjeçar u dënua me 18 muaj burg, pasi u kap në një shtëpi bari në Irvine, M...
Aktualitet
15 Janar 2026, 12:16
D.S
Altin Ndoci
TIRANË- Ka vijuar procesi gjyqësor i çështjes 'Plumbi i Artë', ndërkohë i akuzuar është edhe Alt...
Aktualitet
15 Janar 2026, 11:53
I.A
Altin Ndoci dhe Nuredin Dumani
TIRANË- Procesi gjyqësor i 'Plumbit të Artë' ka nisur ditën e sotme me mungesë të Al...
Aktualitet
15 Janar 2026, 11:35
I.A
Altin Ndoci
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për të zbardhur arratisjen e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit....
Aktualitet
15 Janar 2026, 11:07
D.S
Spitali Rajonal i Shkodrës
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Rreth orës, 09:30, në a...
Aktualitet
15 Janar 2026, 10:50
I.A
KORÇË- Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga fl...
Aktualitet
15 Janar 2026, 10:44
D.S
Automjeti i vjedhur
TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se vodhi një automjet në parkim. Sipas po...
Aktualitet
15 Janar 2026, 09:58
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në banesën e Korçës. M...
Aktualitet
15 Janar 2026, 09:04
D.S
Burgu i Peqinit
DURRËS- Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të ...
Aktualitet
15 Janar 2026, 08:53
D.S
foto nga vengjarja
TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar 60 kilogramë kanabis sativa, ndërsa arrestoi një 52-vje&cce...